Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Salianjit, ish- kryeprokurori: Ka edhe një mundësi në Gjykatën e Lartë

Arrestimi i Salianjit, ish- kryeprokurori: Ka edhe një mundësi në

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar rastin e arrestimit të ish deputetit Ervin Salianji, ku tha se nëse do të ishte vetë prokuror do të kishte kërkuar një masë më të butë.

I ftuar në News24, Hajdari shtoi se Salianji do të duhet të vuajë 2/3 ë dënimit deri në momentin që i lind e drejta të kërkojë lirimin, ndërsa theksoi se falë radhëve të gjata në Gjykatë n e Lartë, çështja e demokratit mund të zgjasë në këtë shkallë gjykimi.

Arrestimi i Salianjit, ish- kryeprokurori: Ka edhe një mundësi në

Vendim që u zgjat shumë, ajo çështje ka nisur në 2019 mund të kishte mbaruar më shpejt, por u zgjat shumë në Apel. Rrallë gjykatat procedojnë me dënime më shumë se çka kërkuar prokurori. Kjo ndodh shumë rrallë dhe kjo rriti tensionin. E çoi këtë rast si një ngjarje me prapavijë politike, argument ky në favor të politikës.

Të isha unë do të kërkoja çdo masë tjetër përveç burgut. Salianji ka në dispozicion edhe një shkallë tjetër, që është Gjykata e Lartë.
Radha në Gjykatën e Lartë është e gjatë, kështu që edhe aty mund të zgjasë. Salianji do të kryejë 2/3 e dënimit që të ketë më tej mundësinë të kërkojë pjesën tjetër të lirimit. Duhet të kryejë pra 7 -8 muaj burg”, u shpreh Hajdari.

Të fundit