Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Thoma Gëllçit për korrupsion, gazetarja Hoxha: SPAK ka zgjeruar hetimet edhe në 6 tendera të tjerë

Arrestimi i Thoma Gëllçit për korrupsion, gazetarja Hoxha: SPAK

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme SPAK ka zgjeruar hetimet edhe në 6 tendera të tjerë në lidhje me korrupsionin me tenderin në RTSH, ku i përfshirë ishte edhe ish-drejtori Thoma Gëllçi.

Sipas gazetares, veç tenderit të dyshimtë, në përfundim të të cilit u blenë pajisje për RTSH AGRO, nën hetim janë edhe 6 tendera të tjerë që është e përfshirë RTSH.

SPAK i referohet një kallëzimi të kompanisë që u skualifikua nga kjo garë. Vepër për Gëllçin është ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me shkeljen e afateve 45 ditore që ishin vënë si kusht. Brenda 45 ditëve duhej të ekzekutohej.

Në momentin që përfundon afati Gëllçi nënshkruan një shtesë afati duke e shtyrë përtej limiteve, ndërkohë që evidenton shkelje të tjera që RTSH Agro është evidentuar nga ama 2 vite nga hapja e procedurave të tenderit. Janë edhe disa shkelje që përcaktohen të jenë teknike. Momentet e fundit SPAK ka dërguar një urdhër tjetër. Ka zgjeruar hetimet sa i takon RTSH. Është dërguar një sekuestro dokumentesh për shkelje të barazisë. Kërkon të sekuestrohet e gjitha pjesa e tenderit. SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tendera të tjerë për kërkesë të RTSH, janë 6 tendera me praktikë objekt”, tha Hoxha.

Të fundit