Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Veliajt, Lala: Ardit Gjoklaj festo atje lart me engjëjt edhe pse nuk shkoi në burg për vrasjen tënde

Arrestimi i Veliajt, Lala: Ardit Gjoklaj festo atje lart me engjëjt edhe

Gazetarja Klodiana Lala ka rikthyer në vëmendje vdekjen e të riut Ardit Gjoklaj, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan "Ardit Gjoklaj festo atje lart me engjejt! Erjon Veliaj nuk është në burg për vrasjen tendë, por prej zullumit të vet".

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain, kur humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte ai i cili inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.

 

Të fundit