Flash News

E-TJERA

Arrestimi i zyrtarëve, Lala: SPAK ta ngrejë stekën lart, të nisë puna me tenderat multi-milionëshe

Arrestimi i zyrtarëve, Lala: SPAK ta ngrejë stekën lart, të

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se institucionet e reja të drejtësisë duhet që të ngrinin më lart stekën sa i takon hetimeve për tenderat shumë-milionësh.

E ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv duke folur për arrestimet e SPAK, Lala theksoi se duhet që të nisë puna me tenderat multi-milionëshe.

“Unë mendoj se SPAK po merret me çështje që duken më shumë për të treguar se po bëjnë diçka, por nuk është e mjaftueshme. SPAK duhet që ta ngrejë më lart stekën. Duhet të nisë puna me tenderat multi-milionëshe.

Rastet e arrestimeve nga SPAK tregojnë se korrupsioni në Shqipëri është një fenomen. Është njësoj sikur puna e kanabisit që ishte fenomen, por thuhej e kundërta nga ana e qeverisë. Mendoj se do ketë arrestime edhe më tej, por më shumë janë për t’ju hedhur hi syve. Pashë se Voda ishte arrestuar për dhënien e 2 mijë eurove, por prisja arrestim për ndonjë tender milionësh. Gjithsesi nuk e kuptoj se përse SPAK u vonua një vit për arrestimin e Vodës", u shpreh Lala.

 

 

Të fundit