Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Arrestimi me dhunë i Metës, Topi: Aspak dinjitoz! Të bëhet transparencë
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke deklaruar se mënyra sesi u ndalua ishte aspak dinjizote.
“Një urdhër që vjen nga gjykata është i domosdoshëm të ekzekutohet, mënyra e ekzekutimin vjen mbi bazën e disa procedurave ligjore. Por duhet ta them se mënyra e ekzekutimi nuk ishte aspak dinjitoze”, tha Topi në News24.
Më tej Topi tha se politika ka instrumente për të kërkuar transparencë përmes një komisioni.
“Politika i ka të gjitha instrumentet dhe mund të kërkosh dhe një transparencë. Është shumë e rëndësishme në një shtet ligjor të ketë transparencë.
Të bësh një kërkesë për të parë mënyrën sesi është realizuar arrestimi. Mekanizmin e ka politika përmes institucioneve. Duke mos bërë transparencë i lihet vend dyshimeve.
Në momentin kur një problem kaq i fortë del jashtë institucioneve, askush nuk jep një përgjigje institucionale, mos prisni nga politika të ketë një version, kjo është arsyeja pse duhet shfrytëzuar mundësia parlamentare për t’i bërë transparencë këtij momenti. Të paktën të marrim vesh versionin”, tha ai.