Flash News

E-TJERA

Arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim në Tiranë

Arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. Në njoftimin e uniformave blu bëhet me dije se në pranga ranë Franko Gatalin, 27-vjeç i dënuar me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe Landi Qerimi 21-vjeç i dënuar me burg për tentativë vjedhje dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

“Janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

– Franko Gatali, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Landi Qerimi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur ne tentativë, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”,- njofton Policia.

Të fundit