Flash News

E-TJERA

Arrestohen 3 shitësit e kanabisit në Kukës (EMRAT)

Arrestohen 3 shitësit e kanabisit në Kukës (EMRAT)

Tre shtetas janë arrestuar nga Policia në Kukës pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. 

Bëhet fjalë për shtetasit Daljan Dobrushi, Gerlad Shahu dhe Vullnet Elezi. Ata janë kapur nga Policia me 14 doza kanabis në makinë, e dyshuar se do të shpërndahej për shitje.

"Në qendër të qytetit, policia ndaloi një automjet me drejtues shtetasin D. D., 20 vjeç, dhe pasagjerët G. Sh., 18 vjeç, dhe V. E., 27 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa, e ndarë në 14 doza, e dyshuar se do të shpërndahej për shitje.

Të tre shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërkohë që lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Të fundit