Flash News

E-TJERA

Arrestohen 3 zjarrvënës në Lushnje dhe Fier - EMRAT

Arrestohen 3 zjarrvënës në Lushnje dhe Fier - EMRAT

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Lushnje dhe Fier pasi akuzohen për zjarrvënie. 

Në pranga është vënë shtetasi Faik Buzi, 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier. Sipas autoriteteve, ai është kapur në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica.

Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar dhe 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Po ashtu, në pranga është vënë dhe shtetasi Gëzim Hysi, 61 vjeç, banues në Lushnjë. Sipas autoriteve, dyshohet se ai ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori” në Lushnj, për djegien e mbeturinave. Por, flakët janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane dhe kanë rrezikuar banesa në këtë zonë.

Personi i tretë i arrestuar është shtetasi Novruz Deneku, 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj të Lushnjës. Ai dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Të fundit