Flash News

E-TJERA

Arrestohen 4 persona për aktivitet të paligjshëm me lojëra fati në Elbasan

Arrestohen 4 persona për aktivitet të paligjshëm me lojëra

Katër persona janë arrestuar në Elbasan për zhvillim aktiviteti të paligjshëm me lojëra fati, pas një operacioni të policisë. Shtetasit e arrestuar janë Perparim Lesko, 63 vjeç, pronar i lokalit ku zhvillohej aktiviteti, Antonio Alla, 68 vjeç, Fatos Misha, 30 vjeç, dhe Marsel Abazi, 28 vjeç. Ata u kapën duke luajtur lojëra fati në një lokal në lagjen “5 Maj”.

Gjatë operacionit të koduar “Black Game”, policia ka sekuestruar 4 aparate celular, një tavolinë bilardoje me zare, pesë pako letra bixhozi, një DVR dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Përveç katër të arrestuarve, u proceduan penalisht edhe katër shtetas të tjerë, N. M., F. G., S. D., dhe Sh. D., të cilët u kapën gjatë operacionit në ambientet e lokalit.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit, ku është nisur procedimi penal për veprime të mëtejshme. Ky aksion është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Elbasanit për të goditur aktivitetet e paligjshme, sidomos ato që lidhen me lojëra fati.

Të fundit