Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet zvicerane në kantonin Graubünden, nën akuzën e trafikut të drogës.
Arrestimet u kryen gjatë periudhës gusht-tetor të këtij viti, pasi hetimet e zhvilluara nga Prokuroria Publike dhe Policia Kantonale zbuluan aktivitetin e shpërndarësve të drogës.
Të arrestuarit, me moshë nga 19 deri në 39 vjeç, u kapën me sasi të konsiderueshme droge: 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë me vlerë mbi 50,000 franga zvicerane, 820 gramë paracetamol (përzierës) dhe 7,760 franga cash.
Dy prej tyre janë dëbuar tashmë nga Zvicra, ndërsa të tjerët do të përgjigjen para drejtësisë për aktivitetin e tyre kriminal.