All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Arrestohen 5 efektivë dhe pezullohen 2 të tjerë, SHÇBA: Favorizuan prerjen e paligjshme të lëndës drusore

Arrestohen 5 efektivë dhe pezullohen 2 të tjerë, SHÇBA:
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Korçë ka proceduar 7 punonjës policie, pesë prej të cilëve është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi është konstatuar veprimtaria e paligjshme e efektivëve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit.

All - Paragraf - 3

Efektivët kanë informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Lajmin e ka njoftuar SHÇBA përmes një postimi në Facebook. Punonjësit janë nga mosha 25 deri në 54 vjeç, pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq.

 

Të fundit