Flash News

E-TJERA

Arrestohen 5 persona për kultivim të bimëve narkotike në Poliçan

Arrestohen 5 persona për kultivim të bimëve narkotike në

Policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona në fshatin Plashnik të Poliçanit, të cilët dyshohen se merreshin me kultivimin e bimëve narkotike.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë sekuestruar gjithsej 116 bimë kanabisi, një pjesë e të cilave ishte në proces tharjeje.

Të arrestuarit janë identifikuar si:

Ëngjëll Myftaraj, 54 vjeç
Gjolek Myftaraj, 61 vjeç (vëllezër)
Fatjon Myftaraj, 21 vjeç (i biri i Ëngjëll Myftaraj)
Vullnet Bendaj, 44 vjeç
Dorjan Bendaj, 39 vjeç (vëllezër)
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të territorit në njësinë administrative Tërpan, në fshatin Plashnik, u zbuluan 37 bimë kanabis të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë, në një kasolle pranë banesës së shtetasit Gjolek Myftaraj u gjetën 79 bimë të tjera kanabisi, që ishin në proces tharjeje.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, e cila po vijon hetimet për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Të fundit