Flash News

E-TJERA

Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Catch 5”, gjatë të cilit janë vënë në pranga pesë persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë një 26-vjeçar, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj dhe 5 ditë burg.

Po ashtu, policia ka ndaluar edhe shtetasin I. G., 31 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burgim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi i dhënë, atij i kishin mbetur për të vuajtur 1 muaj e 8 ditë burgim.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin R. G., 39 vjeç, pasi ndaj tij Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. G., 22 vjeç, ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Nga policia është ndaluar edhe shtetasi R. R., 38 vjeç, i dënuar nga Gjykata me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit