Flash News

E-TJERA

Arrestohen për trafik dr*ge 6 persona në Fushë Krujë, mes tyre djali i ish-deputetit të PS

Arrestohen për trafik dr*ge 6 persona në Fushë Krujë, mes

Një grup i strukturuar kriminal është goditur mëngjesin e sotëm  në Fushë Krujë.

Paraprakisht, raportohet se grupi kriminal ishte përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Si pasojë, 6 persona kanë përfunduar në pranga. 

Mes tyre mësohet se është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Të arrestuar janë: 

1-Marvin Bushati, datëlindja 26.04.1982, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë

2-Agim Nina, alias Lorenc Izet Selmani, datëlindja 05.08.1974, lindur dhe banues në Durrës

3-Sokol Qaja, datëlindja 22.02.1984, lindur dhe banues në Tiranë

4-Gazmir Rraja, datëlindja 02.02.1990, lindur dhe banues në Nikël, Fushë-Krujë

5-Përparim Rraja, datëlindja 02.07.1975, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël

6-Rexhep Rraja, datëlindja 19.04.1994, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël

Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

Ende nuk dihen detajet e plota të operacionit, por pritet të zbardhen në vijim.

 

Të fundit