Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy hajdutët e tabakinos në Tiranë (EMRAT)

Arrestohen dy hajdutët e tabakinos në Tiranë (EMRAT)

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në TIranë pais akuzohen për grabitje. 

Në pranga kanë rënë Erjon Selmanaj, 22 vjeç dhe Alkeo Abedini, 19 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë kanë grabitur një tabakino në Tiranë.o.

"Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.”, njofton policia.

Të fundit