Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shpërndarës kokaine në Elbasan, në kërkim dy të tjerë

Arrestohen dy shpërndarës kokaine në Elbasan, në kërkim

Dy shpërndarës droge në doza të vogla, janë arrestuar nga policia e Elbasanit. Në pranga janë vënë shtetasit A. B., 25 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike." thuhet në njoftimin e policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe po punohet dhe për kapjen e shtetasve: K. C., 23 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan, bashkëpunëtorë me shtetasit e arrestuar.

Të fundit