Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shpërndarës kok*ine në Tiranë

Arrestohen dy shpërndarës kok*ine në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona. Më konkretisht, nga efektivët e komisariatit nr.4 është vënë në pranga shtetasi Grid Preni, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Raportohet se gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur doza kokaine dhe një sasi kanabisi, të siguruara me qëllim shitjen.

Ndërkohë, forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga shtetasin Albis Hasdukaj, 26 vjeç.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në automjetin që drejtonte i riu, janë gjetur disa doza kanabisi, të siguruara me qëllim shitjen.

 Për rastin në fjalë është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe pasagjerja e automjetit, shtetasja V. C., 33 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të fundit