Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, dyshohet se ekzekutuan Mario Mukën

Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, dyshohet se ekzekutuan Mario

Mario Muka, 42 vjeç, u ekzekutua dy ditë më parë në Krefeld të Gjermanisë me një plumb në kokë.

Media gjermane raporton se janë arrestuar dy shqiptarë, përkatësisht 20 dhe 26 vjeç, të cilët dyshohen se janë autorë të ekzekutimit të Mukës.

Një zëdhënëse e policisë gjermane deklaron se arrestimi i dy të rinjve u bë për një arsye tjetër dhe më pas u dyshua që të dy mund të kenë lidhje me vrasjen e Mario Mukës. Dy të rinjtë janë dërguar në paraburgim.

Autopsia e viktimës ka zbuluar se shkak i vdekjes është goditja në kokë. Policia nuk ka dhënë detaje për arsye hetimore.

Mario Muka kishte katër vjet që jetonte në Gjermani dhe ishte pa adresë të përhershme. Dy të dyshuarit janë gjithashtu shqiptarë.

Policia gjithashtu kishte tërhequr një makinë të parkuar pranë vendit të krimit, ndërsa arma e vrasjes është zhdukur.

“Ne dyshojmë se makina ka lidhje me krimin”, tha një zëdhënës i policisë.

Të fundit