Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, posedonin drogë me vlerë rreth 3 milionë euro; policia tregon si ra në gjurmët e tyre

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, posedonin drogë me vlerë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Milano të Italisë për posedim dhe trafikim të loëndëve narkotike. Mediat italiane japin detaje  për operacionin e zhvilluar nga komisariati Garibaldi Venezia.

Shqiptarët e vënë në pranga janë B.L., 45-vjeç dhe J.S., 27-vjeç. Policia kishte informacione se 45-vjeçari kishte një sasi të madhe droge në apartament.

Nisur nga këto informacione, policia ndoqi shqiptarin, të cilin e kapi duke i dorëzuar një zarf të kuq 27-vjeçarit pranë zonës Viale Monza. Pas kontrollit rezultoi se në zarf kishte dy pako heroinë me peshë 1 kg.

Policët arrestuan të dy shqiptarët, ndërsa në makinën e 45-vjeçarit gjetën dhe 2 mijë euro.

Operacioni policor vazhdoi me kontrollin e banesës së tij, ku u gjetën dhe sekuestruan 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë përzierëse, mbi 5 mijë euro dhe materiale për përpunimin dhe paketimin e drogës.

Mediat shkruajnë se sasia e drogës së sekuestruar kishte vlerë rreth 3 milionë euro, nëse do arrihej të shitej në treg.

Të fundit