Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë në Maltë, u paguan për vrasjen e një 62-vjeçari. Në pranga edhe porositësi maltez

Arrestohen dy shqiptarë në Maltë, u paguan për vrasjen e

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Maltë, pasi autoritetet dyshojnë se mund të jenë paguar për të ekzekutuar  një 62 vjeçar, Louis Spiteri. 

Mediat vendase shkruajnë se në pranga ka përfunduar edhe një 37-vjeçar maltez, i cili dyshohet se ka qenë porositësi.

Matthew Joseph Schembri është akuzuar për organizimin e një sulmi nga dy vrasës me pagesë ndaj babait 62-vjeçar të ish-gruas së tij, ndërsa ai kishte dalë për vrap në mëngjes përgjatë shëtitores Sliema.

Sipas një raportimi të TVM, Schembri është akuzuar se ka porositur dy shqiptarët, Xhovano Ndoci dhe Agostin Marku, të sulmojnë Louis Spiterin.

Spiteri ndau detaje të ngjarjes në një postim në rrjetet sociale, ku një nga burrat e goditi me grusht në fytyrë dhe e hodhi në tokë. Fatmirësisht, kalimtarët dëgjuan thirrjet për ndihmë të Spiterit dhe ndërhynë, duke kapur një prej personave, Ndocin, të cilit iu gjet një thikë.

62-vjeçari fatmirësisht, i ka shpëtuar sulmit.       

 

Të fundit