Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë në Zvicër, kapen me kokainë dhe mijëra franga cash në një hotel

Arrestohen dy shqiptarë në Zvicër, kapen me kokainë dhe

Policia italiane ka zbuluar një rast të trafikimit të drogës pas një kontrolli të thjeshtë rrugor në zonën e Chiasso-s, pranë kufirit me Zvicrën. Gjatë ndalimit të një makine me targa të Ticinos, e marrë me qira, agjentët vunë re sjellje të dyshimta nga drejtuesi i mjetit  një 34-vjeçar me origjinë shqiptare.

Në vijim të kontrolleve, policia vendosi të kontrollonte edhe vendin ku ai qëndronte: një hotel në Morbio Inferiore. Gjatë bastisjes, efektivët gjetën sasi të konsiderueshme kokaine të ndarë në doza, gati për t’u shpërndarë në tregun vendas. Në dhomë u sekuestruan gjithashtu edhe disa mijëra franga, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Në momentin e ndërhyrjes, në dhomë ndodhej edhe një tjetër shtetas shqiptar, vetëm 19 vjeç. Të dy u arrestuan në vendngjarje dhe ndaj tyre rëndon akuza për shkelje të rëndë të ligjit federal mbi narkotikët.

Hetimet kanë zbuluar se 34-vjeçari kishte kryer udhëtime të shumta në rajonin e Luganos dhe drejt Italisë, gjithmonë me makina me qira – një praktikë që dyshohet se ishte pjesë e strategjisë për të shmangur gjurmimin nga autoritetet. Dyshohet se aktiviteti i tyre kriminal kishte nisur disa muaj më parë dhe ishte i organizuar në mënyrë të qëndrueshme.

Të fundit