Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë për trafik d*roge në Spanjë, sekuestrohen 7 kg k*kainë

Arrestohen dy shqiptarë për trafik d*roge në Spanjë,

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë dhe një spanjoll, të moshës 36 deri 42 vjeç, si të dyshuar për trafikim drogash. Arrestimet u realizuan në qytetet Valencia dhe Castellón, pas një hetimi të zhvilluar nga Grupi i Krimit të Organizuar i Brigadës Provinciale të Policisë Kombëtare të Valencias.

Në kuadër të operacionit, u sekuestruan 7 kilogramë kokainë të pastërtisë së lartë, 29.650 euro cash, disa celularë dhe dy automjete. Hetimi i nisur për grupe shqiptare të dedikuara për trafikimin e drogës, zbardhi një takim mes dy shqiptarëve dhe një burrë tjetër në afërsi të shtëpisë së njërit prej tyre.

Agjentët vëzhguan dhe më pas kontrolluan automjetin e personit të tretë, ku u gjet çanta rafia me kokainën. Drejtuesi i automjetit u arrestua menjëherë për krim kundër shëndetit. Po ashtu, u sekuestruan 325 euro cash dhe valutë shqiptare.

Një hetim i thelluar në shtëpitë e dy shqiptarëve të arrestuar, me ndihmën e GOES, çoi në sekuestrimin e sasisë së mbetur të kokainës, më shumë para dhe katër celularë. Dokumentet e sekuestruara lidhnin të arrestuarit me operacione të tjera ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Të fundit