Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy zyrtarë të burgjeve, dyshohet se po ‘bënin gati’ lirimin e Viktor Ymerit

Arrestohen dy zyrtarë të burgjeve, dyshohet se po ‘bënin

Arrestohen për shpërdorim detyre dy punonjës të burgjeve në Peqin.

Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu. Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Dyshohet se punonjësit e burgut po falsifikonin kartelën e të dënuarit, Viktor Ymeri, një emër jo pak i njohur për drejtësinë.

Ymeri akuzohet për dy vrasjet e bujshme, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin në 2005. Ymeri është po ashtu edhe daja i ‘faqedjegurit’, Edison Harizaj i cili u vra në Durrës në një atentat mafioz të ndodhur në vitin 2018.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’. Hetimet janë kryer ne bashkëpunim me prokurorinë Elbasan.

 

Të fundit