Flash News

E-TJERA

Arrestohen në hyrje të Shqipërisë 33-vjeçari nga Dubai, kërkohej nga autoritetet pakistaneze

Arrestohen në hyrje të Shqipërisë 33-vjeçari nga

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur teksa hynte në territorin shqiptar.

Policia ka arrestuar 33-vjeçarin nga Dubai me iniciale M. T., me qëllim ekstradimin drejt Pakistanit. Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.

"Ky shtetas është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tirana, ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale 'Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare'", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Të fundit