Flash News

E-TJERA

Arrestohen pesë persona në Berat për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike

Arrestohen pesë persona në Berat për kultivim dhe shitje të

Policia e Beratit ka arrestuar pesë persona, të cilët ishin nën hetim për veprat penale të "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Kultivim i bimëve narkotike". Arrestimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat.

Personat e arrestuar janë shtetasit me inicialet V.B., D.B., Gj.M., E.M. dhe F.M. Gjatë kontrolleve, në vendngjarje u gjetën 37 bimë narkotike të dyshuara të llojit ‘canabis sativa’, ndërsa në hyrje të parcelës u kap në flagrancë shtetasi E.M. brenda një stani.

Gjithashtu, në stanin e pronësisë së shtetasit Gj.M. u zbuluan dhe sekuestruan dy thasë me bimë të prera që po thaheshin, gjithashtu të dyshuara si ‘canabis sativa’.

Sipas Prokurorisë, hetimet e deritanishme kanë vërtetuar rrezikshmërinë e lartë të veprës penale dhe të të arrestuarve, duke justifikuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për të pesë të dyshuarit.

Të fundit