Flash News

E-TJERA

Arrestohen pesë persona në Kapshticë, katër prej tyre policë kufiri

Arrestohen pesë persona në Kapshticë, katër prej tyre

Një operacion i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka çuar në arrestimin e pesë personave në pikën kufitare të Kapshticës, mes tyre katër punonjës të Policisë së Kufirit, përfshirë edhe një përgjegjës turni.

Operacioni u zhvillua pas kontrolleve të ushtruara një ditë më parë, ku në një automjet që po tentonte të kalonte kufirin u zbuluan dhe sekuestruan gjashtë kilogramë heroinë. Drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa katër efektivët e policisë u ndaluan për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar kalimin e mallit të paligjshëm.

Sipas burimeve të hetimit, kjo çështje ka qenë nën vëzhgim prej rreth 2–3 vitesh, pasi ekzistonin dyshime për një rrjet të strukturuar personash të përfshirë në transportimin e narkotikëve përmes kufirit me Greqinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet e thelluara për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë dhe shtrirjen e rrjetit të trafikut. Ndërkohë, AMP ka njoftuar se operacioni është pjesë e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin brenda strukturave të sigurisë kufitare.

Të fundit