Flash News

E-TJERA

Arrestohen shtatë shoferë dhe ndëshkohen mbi 1 mijë të tjerë, drejtonin mjetin me shpejtësi dhe të dehur

Arrestohen shtatë shoferë dhe ndëshkohen mbi 1 mijë të

Vazhdojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë 24 orëve të fundit, policia kakonstatuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara në rrugën interurbane Tiranë - Elbasan dhe Rrogozhinë - Kavajë.

Shtatë drejtues janë arrestuar në flagrancë, 5 pa leje drejtimi dhe 2 në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërsa me masë administrative janë ndëshkuar 1046 drejtues mjetesh në të gjithë vendin.

Ata janë gjobitur kryesisht për parakalime të gabuara, përdorim të celularit, mos vendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse dhe për shpejtësi tej normave të lejura.

Të fundit