Flash News

E-TJERA

Arrestohen tre "skifterët" shqiptarë në Itali

Arrestohen tre "skifterët" shqiptarë në Itali

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohen për grabitje.

Mediat vendase shkruajnë se tre shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije janë zbuluar një vit më parë nga karabinierët e Pistoias, dhe hetimi për ta është mbyllur të martën më 26 maj.

Historia nisi nga një sërë vjedhjesh të bimëve me vlerë dhjetëra mijëra euro, ndoshta të destinuara për tregun e huaj, nga kompani të ndryshme fidanishteje në provincën e Pistoias. Gjithashtu, hetimi bëri të mundur zbulimin e krimeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga të njëjtët persona.

Hetimi do të përfshinte marrjen e mallrave të vjedhura me interes dhe vlerë të konsiderueshme, nga një shtëpi. Flitet edhe për një grabitje, e ndodhur në qershor të vitit 2022, ku të dyshuarit për t’i shpëtuar një vjedhjeje në një çerdhe, kanë goditur me gur automjetin e një shtetasi që i kishte zbuluar.

 

 

Të fundit