Flash News

E-TJERA

Arrestohet 17-vjeçari në Vlorë për vjedhje në një lokal

Arrestohet 17-vjeçari në Vlorë për vjedhje në

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhjen e një shume prej 80 000 lekësh nga një lokal ku ishte i punësuar.

I riu dyshohet se ka siguruar më parë një kopje çelësi të lokalit dhe gjatë natës ka hyrë për të kryer vjedhjen.

Pas kallëzimit të pronarit, policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka ushtruar kontroll në banesën e 17-vjeçarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar shumën e vjedhur si dhe çelësin e lokalit.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit