Flash News

E-TJERA

Arrestohet 19-vjeçari në Tiranë, kanosi drejtoreshën e shkollës dhe u kap me mjet prerës

Arrestohet 19-vjeçari në Tiranë, kanosi drejtoreshën e

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin K. R., 19 vjeç, pas një incidenti në shkollë, ku ai kanosi drejtoreshën pasi i mori celularin që përdorte gjatë mësimit. Ngjarja ka ndodhur në një nga shkollat e kryeqytetit, ku 19-vjeçari, pasi i ishte sekuestruar telefoni, ka kërcënuar drejtoreshën me fjalë të rënda.

Gjatë shoqërimit të tij në Komisariat, i riu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, duke bërë që të forcoheshin masat për arrestimin e tij. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 po vazhdojnë hetimet për veprat penale që ai ka kryer.

Të fundit