Flash News

E-TJERA

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, kishte fshehur d*ogë në biçikletë

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, kishte fshehur d*ogë

Një i ri shqiptar 20-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Parma të Italisë, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se ai u ndalua në zonën e ‘Via Dei Mille’ pasi sjellja e tij tërhoqi dyshimet e autoriteteve.

Shqiptari po lëvizte me biçikletë kur, duke dalluar karabinierët, tentoi të kthehej pas për të shmangur kontrollin. Gjatë ndalimit, nervozizmi dhe dridhjet e tij rritën dyshimet e policisë, të cilët zbuluan në xhepin e tij tre mbështjellës celofani me kokainë.

Zhvillimi më i pazakontë ndodhi kur karabinierët kontrolluan biçikletën e tij. Ata vunë re se zilja nuk funksiononte normalisht, dhe pas një inspektimi të detajuar zbuluan se mekanizmi i saj ishte modifikuar për të fshehur drogë. Brenda saj u gjetën gjashtë mbështjellës të tjerë me kokainë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi gjithashtu një shumë të konsiderueshme parash në euro, të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës. Në një proces të shkurtuar gjyqësor, 20-vjeçari u dënua me një vit burg, dënim që iu konvertua në kusht.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar nëse i riu është pjesë e një rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së drogës.

Të fundit