Flash News

E-TJERA

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar, tre në kërkim; si ndodhi përplasja mes bandave në Itali?

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar, tre në kërkim; si ndodhi

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pas ngjarjes së rëndë në Italia ku një shqiptar mbeti i vdekur dhe tre të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Aldo Moro" në qendër të Frosinone. Dy banda, njëra shqiptare dhe tjetra marokene u përplasën me njëra-tjetrën me armë zjarri, shkruan "La Repubblica".

Viktimat ishin ulur në një tavolinë në restorant, dy prej tyre mbërritën me një “Lancia Ypsilon’ pak para orës 19:30 dhe filluan të debatojnë me ta. Më vonë njëri nga burrat që doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi me një seri të shtënash, duke goditur të katër personat në tavolinë.

Njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në tokë, tre të tjerët kanë tentuar të mbulohen, ndërsa dy sulmuesit kanë ikur në këmbë.

Të fundit