Flash News

E-TJERA

Arrestohet 24-vjeçari në Krujë, sekuestrohen 116 fidanë kanabis

Arrestohet 24-vjeçari në Krujë, sekuestrohen 116 fidanë

Një 24-vjeçar është arrestuar në Krujë pasi kishte kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa.

I riu kishte përshtatur dy ambiente ku kishte kultivuar kanabis. Policia sekuestroi 28 bimë kanabis dhe 116 fidanë gati për t’u mbjellë.

“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t'u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”, njofton policia.

 

Të fundit