Flash News

E-TJERA

Arrestohet 27-vjeçari që goditi me grusht këshilltarin e Bashkisë së Pogradecit

Arrestohet 27-vjeçari që goditi me grusht këshilltarin e

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 27-vjeçarin Kevi Muçllari, i cili gjatë mbledhjes së sotme te Këshillit Bashkiak goditi me grusht një nga anëtarët e këshillit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pogradecit arrestuan në flagrancë te riun  banues në Pogradec, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht.


Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit