Flash News

E-TJERA

Arrestohet 30-vjeçari në pikën kufitare të Murriqanit, pritet ekstradimi drejt Francës

Arrestohet 30-vjeçari në pikën kufitare të Murriqanit,

Një 30-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit.

Albion Durakoviç ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

Durakoviç pritet të ekstradohet drejt Francës.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi.

30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi  Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit