Flash News

E-TJERA

Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim në Vlorë, policia i gjen "surprizën" ne makinë

Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim në Vlorë,

Policia e Vlorës ka arrestuar një 31 vjeçar, pasi u kap me armë zjarri në automjet. Uniformat blu bëjnë me dije se Jurgen Zotaj ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.

Policia vuri në pranga gjithashtu edhe 34 vjeçarin Ermal Binjaku, që ishte pasagjer në automjet me 31 vjeçarin, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

Arrestimi i tyre u bë në  “Fushës e Murrës”, kur dy të rinjtë janë ndaluar nga policia për kontroll. Pas kontrollit, policia i gjeti 31 vjeçarit një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga verifikimet rezultoi se Jurgen Zotaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim

Të fundit