Flash News

E-TJERA

Arrestohet 32-vjeçari i armatosur në Tiranë

Arrestohet 32-vjeçari i armatosur në Tiranë

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K.P, i cili sipas policisë është kapur me armë me vete në rrugën "5 Maji".

I riu rezulton të jetë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “The ëalker”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. 32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The ëalker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje. Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit