Flash News

E-TJERA

Arrestohet 32-vjeçari në Lezhë, tentoi të vriste me armë zjarri një 33-vjeçar

Arrestohet 32-vjeçari në Lezhë, tentoi të vriste me
Policia e Lezhës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në fshatin Shënkoll, duke arrestuar Danjel Nikollin, 32 vjeç, i cili dyshohet se tentoi të vriste një 33-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të Policisë, konflikti fillimisht nisi me përplasje fizike mes D. N. dhe E. T., por më pas autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të 33-vjeçarit.

Falë reagimit të shpejtë, efektivët e policisë arritën ta ndalojnë autorin, duke sekuestruar gjithashtu armën e zjarrit dhe dy gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 32-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të fundit