Flash News

E-TJERA

Arrestohet 33-vjeçari në Skrapar, sekuestrohen k*nabis dhe a*më zjarri

Arrestohet 33-vjeçari në Skrapar, sekuestrohen k*nabis dhe a*më

Një 33-vjeçar është arrestuar në Skrapar pas gjetjes së 6.4 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesën e tij. I arrestuari, identifikuar me inicialet L. M., banon në fshatin Mollas.

Gjatë kontrolleve të kryera në afërsi të banesës së tij, janë zbuluar 6.4 kg kanabis, gati për shitje. Po ashtu, në banesë u gjet një armë zjarri pushkë e pajisur me krehër dhe fishekë.

"Ky operacion është rezultat i një hetimi me metoda proaktive, i zhvilluar për disa muaj nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, si pjesë e megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mollas”.", njofton policia.

Të fundit