Flash News

E-TJERA

Arrestohet 34-vjeçari në Kakavijë, i dënuar për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve

Arrestohet 34-vjeçari në Kakavijë, i dënuar për

Një 34-vjeçar është arrestuar teksa po hynte në Shqipëri në pikën kufitare të Kakavijës. Shtetasi me iniciale Xh.Z, banues në Fier, ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Policia Kufitare e Kakavijës, pas verifikimit të shtetasve në hyrje dhe shkëmbimit të informacionit me DVP Vlorë, ka bërë të mundur kapjen e tij.

Pas arrestimit, 34-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Të fundit