Flash News

E-TJERA

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, i gjenden fishekë luftarakë dhe kallëp tritoli

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, i gjenden fishekë

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi u kap me municion luftarak dhe lëndë plasëse.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale A.C. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan 158 fishekë luftarakë si dhe një kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme.

Të fundit