Flash News

E-TJERA

Arrestohet 35-vjeçari që dogji sipërfaqe të konsiderueshme toke, në kërkim i dyshuari për zjarrvënie në Malin e Tomorrit

Arrestohet 35-vjeçari që dogji sipërfaqe të konsiderueshme

Një person ka rënë në pranga për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Beratit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mario Çuedari, 35-vjeç, i cili jeton në Vëndreshë të Skraparit dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin ku banon. Si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur B. H., 44-vjeç. Ky i fundit banon në Bathore, Tiranë dhe dyshohet se i ka vënë flakën Malit të Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.

Të fundit