Flash News

E-TJERA

Arrestohet 36-vjeçari, kamuflohej si shofer i linjës Tiranë-Klos dhe shpërndante dr*gë

Arrestohet 36-vjeçari, kamuflohej si shofer i linjës

Një 36-vjeçar ëhstë vënë në pranga nga policia, pasi duke u kamufluar si shofer i furgonit të linjës Tiranë-Klos, shpërndante lëndë narkotike.

Yllson Dani është arrestuar në vendin e quajtur Ura e Fshatit në Klos. Gjatë kontrollit të furgonit, janë gjetur 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë.

Dani shiste kryesisht kanabis sativa, por edhe droga të forta në sasi të vogla.

Njoftimi:

Një 36- vjeçar, i identifikuar si Yllson Dani nga Tirana, është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike, duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë.

Në kaudër të operacionit “Kamuflimi”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat,  në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana,  ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Nga informacionet e grumbulluara më parë dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike  në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë  veprimtari kriminale.

Të fundit