Flash News

E-TJERA

Arrestohet 37-vjeçari në Durrës, iu merrte para qytetarëve për të parkuar

Arrestohet 37-vjeçari në Durrës, iu merrte para qytetarëve

Është arrestuar një 37-vjeçar në Durrës, pasi shfrytëzonte shtetasit e mitur, për punë të papërshtatshme me moshën e tyre.

I arrestuari përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.

37-vjeçari shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes.

“Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para (300-500 lekë) qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes, dy shtetas 16 dhe 17 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit