Flash News

E-TJERA

Arrestohet 42-vjeçarja shqiptare në Itali, plagosi me thikë dy fqinjet në banesën e tyre

Arrestohet 42-vjeçarja shqiptare në Itali, plagosi me thikë dy

Karabinierët e Bereguardos, në zonën e Pavias në Itali arrestuan një shqiptare 42-vjeçare, e akuzuar për tentativën e dyfishtë të vrasjes së dy fqinjëve, perkatesisht 90-vjeçe dhe vajzës së saj 62-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 18:30, kur 42-vjeçarja, ka hyrë në shtëpinë e fqinjes së saj. 

Menjëherë pas kësaj, gruaja ka nxjerrë një thikë të madhe kuzhine, duke goditur vazhdimisht nënën dhe vajzën në pjesën e sipërme të trupit, më pas është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë, shkruajne mediat italiane. 

Karabinierët e arrestuan atë, ndërsa stafi i 118 i transportoi dy gratë në urgjencën e San Matteo në Pavia.

 

Të fundit