Flash News

E-TJERA

Arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Fier

Arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Sipas njoftimit zyrtar, në prill të vitit 2023, Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Në mars të vitit 2024, ky shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në banesë, dhe gjatë kontrollit të policisë, iu gjet një pistoletë, e cila u sekuestrua si provë materiale.

50-vjeçari tashmë ndodhet në paraburgim dhe pritet të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërkohë, policia e Fierit vijon punën për goditjen e rasteve të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Të fundit