All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kërcënoni familjen dhe i vuri zjarrin banesës, arrestohet 54-vjeçari në Kamëz

All - Paragraf - 1

Kërcënoni familjen dhe i vuri zjarrin banesës, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një 54-vjeçar ka kërcënuar familjen e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Për fat të mirë, nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

All - Paragraf - 3

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet B.D., 54 vjeç, i cili akuzohet se ka kanosur bashkëshorten dhe fëmijët, duke u kërcënuar se do t’i digjte me benzinë, përpara se të realizonte aktin ekstrem të djegies së banesës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tuk Jakova”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit. Falë veprimeve të shpejta të policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga, duke shmangur pasoja më të rënda.

Materialet për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ky është një tjetër rast i dhunës në familje, duke ngritur shqetësimin për nevojën e masave më të ashpra ndaj autorëve dhe mbështetjes për viktimat.

Të fundit