Flash News

E-TJERA

Arrestohet 55-vjeçari për trafikim të municioneve luftarake; sekuestrohen granata, 490 fishekë, eksploziv C4

Arrestohet 55-vjeçari për trafikim të municioneve luftarake;

Policia e Durrësit ka arrestuar një 55-vjeçari, pasi akuzohet për trafikim të municioneve luftarake. Në pranga është vënë shtetasi Mersin Sadiku, banues në Shkodër.

Sipas burimeve zyrtare, uniformat blu, në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer shtetasi Mersin Sadiku, kanë gjetur në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak. Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

55-vjeçari akuohet për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". 

Të fundit