Flash News

E-TJERA

Arrestohet 68-vjeçari në Lushnjë për armëmbajtje pa leje

Arrestohet 68-vjeçari në Lushnjë për armëmbajtje pa

Një 68-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Ali Sefa, është arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në tarracën e lokalit të tij, shërbimet policore gjetën të fshehura dy armë zjarri të llojit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të zbatimit të planit operacional ‘Sundimi i ligjit’, dhe në bazë të inteligjencës policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftoi Policia në një deklaratë për mediat.

 

Të fundit