Flash News

E-TJERA

Arrestohet babai që vrau të birin me thikë në Tiranë

Arrestohet babai që vrau të birin me thikë në Tiranë

Është arrestuar Hekuran Gjoni, 74 vjeç, i cili një ditë më parë vrau me thikë djalin e tij, Asim Gjoni, 37 vjeç.

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se, ka gjetur dhe sekuestruar edhe thikën e krimit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të ‘Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare’, në ngarkim të shtetasit H. Gj.

Të fundit